Një person ka humbur jetën këtë të hënë pasi një banesë u përfshi nga flakët në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12, në zonën e quajtur Çezma e Amzës.

Nga burimet paraprake është mësuar se viktimë e këtij zjarri mbeti shtetasi Vasil Dolani, rreth 64-vjeç.

Top Channel ka mësuar se brenda në banesën në pronësi shtetasit Dh.D., ndodheshin tre persona në momentin kur ka rënë zjarri.

Dy prej tyre kanë mundur të dalin prej aty, ndërsa Vasil Dolani, vëllai i shtetasit Dh.D., ka mbetur brenda dhe është gjetur pa shenja jete nga zjarrfikësit.

Në vendngjarje ka shkuar policia se bashku me ekipin e zjarrfikëses, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit.

Ndërkaq, forcat zjarrfikëse po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA