NASA lëshon anijen ‘Lucy’ për eksplorimin e asteroidëve ‘trojanë’ të Jupiterit (fotot)

16/10/2021 19:01

NASA ka lëshuar sot anijen kozmike të quajtur called Lucy në një mision 12-vjeçar për eksplorimin e asteroidëve “trojanë” të planetit Jupiter.

Raketa me sondën u lëshuan sot nga kozmodromi i Cape Canaveral me të cilën NASA shpreson të mbledhë informacione mbi lindjen e sistemit diellor.

Lucy mban emrin e një fosili të lashtë të kohës para-njerëzore dhe bëhet anija e parë me energji diellore që lundron në një largësi kaq të madhe nga dielli.

Zyrtarët thanë se anija do të studiojë nga afër tetë asteroidët pranë planetit Jupiter dhe më pas do të rikthehet për të fluturuar përsëri pranë tokës.

“Secili nga asteroidët është një mostër e virgjër me të dhëna të shumta të fillesës së sistemit diellor,” tha Thomas Zurbuchen, administrator i misionit të NASA.

Takimi i parë i Lucy me objektivët e saj pritet të ndodhë në 2025 me asteroidin  Donald-johanson mes Marsit e Jupiterit.

Ndërsa në vitet 2027 deri në 2033, anija do të ‘takojë’ shtatë asteroidët e tjerë “trojanë” rreth gjigantit të gaztë.

Më i madhi prej tyre është me diametër 95 kilometra.

Lucy do të fluturojë rreth 400 kilometra pranë tyre dhe me anë të instrumetave të saj do të studiojë gjeologjinë e tyre, masën, dendësinë dhe volumet.

FOTO GALERI
2/3
Zyrtarët thanë se anija do të studiojë nga afër tetë asteroidët pranë planetit Jupiter dhe më pas do të rikthehet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA