“Donin të vinin babai dhe vëllai im…”/ Mikela përballet me Jurgenin: Po të nxeha prap, do vësh dorë?

16/10/2021 21:35

Mikela dhe Jurgeni janë përballur ashpër në Për’puthen Prime ku nuk mungoi përfshirja e familjarëve. Mikela e nisi diskutimin duke e pyetur se si e ka pritur familja kur i tha se “shkon për 5 mijë lekë” dhe më pas vijoi se babai dhe vëllai i saj do të shkonin për tu sqaruar me Jurgenin.

Nga ana tjetër, Mikela e pyeti se çfarë do të bëjë nëse do ta nxehë prap, ndërsa Jurgeni e sqaroi se nuk do të vendosë dorë mbi asnjë femër, pavarësisht veprimeve që bëhen nga pala tjetër.

Mikela: Nuk e di si të ka pritur familja duke ditur që ke edhe nënë edhe motër. Të kanë duartrokitur?

Jurgen: Ti nuk e di çfarë më kanë thënë.

Mikela: Ti djalë i dashur ëndërron të kesh familje si e imja dhe më lejo të të them që faleminderit zotit nuk e kam sepse nuk e ke çerekun e edukatës që ka vëllai im. Ti ke nisur çdo gjë për edukatën. E ka nisur Bruno që zhgërryhesh dhe ti s’kishte pse të hyje.

Jurgen: Kam pasur pëlqim për ty por veprimet më bëjnë të stepem.

Mikela: Por kjo nuk të jep të drejtë se çfarë bëj unë. Ti je tipik djali shqiptar që kur nuk do femra me ty, ajo është e përdalë. Ti në mesazhe më ke thënë “kam një pëlqim për ty, por nuk ta shpreh dot pas situatave që kanë ardhur.”

Jurgen: Do më lejosh të flas?

Mikela: Të nxeha prap, çfarë do bësh? Do vësh dorë mbi një femër?

Jurgen: Jam ai mashkull që çfarë do lloj që të ndodhë, nuk kthej dorë mbi një femër. Jam i fundit që e bëj atë gjë. Nëse do isha i tillë, për gjestin që bëre ti, do kisha vendosur dorë mbi ty.

Mikela: Kanë dashur të vijnë vëllai dhe babai im këtu dhe të sqarohen ndryshe me këtë. Ti nuk pranon dot që një femër të refuzon ty.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA