Pas spektaklit të së martës mbrëma, Paloma u shpreh e zhgënjyer prej Donaldit pasi ky i fundit nuk u tregua entuziast për faktin se ajo u përzgjidh si e preferuara e publikut.

Pas dy ditësh, Paloma vendosi që të ballafaqohet me mikun e saj të cilit ju drejtua me këto fjalë:
Jemi njohur që jashtë dhe prisja që të kishte më shumë rrespekt për mua. Për mua ti ishe personi që vlerësoja më shumë në shtëpi. Nuk do prekesha nëse të njëjtin gjest do ta bënte dikush tjetër.

Donaldi i habitur nga kjo akuzë i siguroi Palomës së e gjitha është një keqkuptim dhe se ka gabuar që nuk ka ardhur të sqarohet më parë.
Je e madhe me moshë por shumë e vogël që je kapur pas kësaj gjëje. Je keqkuptuar dhe nuk ka asnjë arsye pse unë të ta bëja këtë gjë ty“, -tha ai.

Në debat ndërhyri edhe Arditi, i cili akuzoi Donaldin se dëshiron të bëjë leaderin e shtëpise dhe se e tepron me batutat e tij të shpeshta të cilat shpesh herë ofendojnë edhe disa prej banorëve.

Unë mendoj që ti je i padëshirueshëm në shtëpi dhe për këtë duhet të pyesesh veten. Gjithesesi qofsha i gabuar”, -tha Donaldi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA