Bashkëshorti i dyshuar për vrasjen e atletes rekordmene të vrapimit Agnes Tirop (fotot)

13/10/2021 17:56

Kampionia e vrapimit Agnes Tirop është gjetur e qëlluar për vdekje me thikë në shtëpinë e saj në qytetin Itan në perëndim të Kenias, teksa policia po trajton si të dyshuar bashkëshortin e saj.

25 vjecarja ishte dy herë medaliste e kampionatit botëror të atletikës dhe u rendit e katërta në finalen e vrapimit 5,000m dy muaj më parë.

Hetuesit në skenën e krimit thanë se kishin gjetur Tirop në shtëpinë e saj pasi ishte shpallur e humbur nga prindërit një ditë më parë.

“Kur policia hyri në shtëpi, ata gjetën gruan në krevat dhe një pellg gjaku përtokë”, tha  kreu i policisë vendase Tom Makori.

“Ajo ishte qëlluar me thikë në qafë dhe kjo besohet se është shkaku i vdekjes”.

“Bashkëshorti i saj ishte ende në kërkim dhe kjo është arsyeja pse ai është i dyshuar. Policia po kërkon bashkëshortin e saj për të shpjeguar atë që i ka ndodhur Tirop.”

Federata vendase e atletikës tha në një deklaratë: ” Kenya Athletics janë të tronditur të mësojnë për vdekjen e parakohshme të medalistes së gares botërore të 10,000m, Agnes Tirop”.

“Kenia ka humbur një xhevahir të sportit që ishte një atlete botërore në rritje, falë performancave të saj impresionuese në pistën e vrapimit”.

Vetëm muajin e kaluar Tirop vendosi rekord botëror në garën e rrugës prej 10km në Gjermani.

Tirop nisi karrierën e saj si atlete profesioniste në 2011, duke marrë dy medalje bronzi në garën e të rinjve në 5,000m, po atë vit.

Katër vjet më vonë ajo u rendit e dyta në garën ndërkombëtare të vrapimit në natyrë në Kinë, duke u bërë medalistja e dytë më e re atë kategori.

FOTO GALERI
1/3
Kampionia e vrapimit Agnes Tirop është gjetur e qëlluar për vdekje me thikë në shtëpinë e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA