Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ushtroi dhunë mbi bashkëshorten dhe e kanosi me thikë. Policia mori njoftimin për konfliktin në familje dhe ndërhyri me urgjencë për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanosi bashkëshorten.
Ndërsa një 35-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për 6 vjedhje të ndodhur në qytetin e Vlorës. Në kuadër të operacionit “Përsëritësit”, nga i cili është vënë në pranga më parë shtetasi K. L., tani është ndaluar bashkëpunëtori i tij, shtetasi E. Ç., 35 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. Sh., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-K. L., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Ndërsa mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente të zonës së Dhërmiut.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel