Mamaja e këngëtares Klodiana Vata, Fatmira ka rrëfyer në emisionin e mesditës në Top Channel, “Shqipëria Live” fitoren e betejës me kancerin e gjirit.
Fatmira ka rrëfyer në emisionin e mesditës në Top Channel, “Shqipëria Live” fitoren e betejës me kancerin e gjirit.
Ajo shprehet se është shumë mirë dhe e shijon më shumë jetën pas operacionit me kancerin.
“Sot doja që të bëja një sensibilizim për ata që merren me shoqatat. Më mirë se çdo ta bënte një grua, s’do ta bënte një burrë apo di unë. E kam zbuluar duke bërë banjo. Bëra një kontroll të gjirit tjetër dhe nuk ishin njësoj, u tmerrova, shkoj në spital dhe më thonë që nuk ke asgjë. Shkoj në spital privat dhe më thanë që ke kancer gjiri. Nëse nuk të është përhapur në trup ke shpëtuar më thanë. Bëra operacionin për 2 javë. Bashkëshorti e ka përjetuar shumë keq, qante e bënte, më shumë merreshin me të mjekët se sa me mua që isha operuar. Shkova me u operu nuk i tregova mamit, i thash kemi seminar nga 2-3 ditë. Ajo më merrte dhe i thosha që jam shumë mirë. Kam bërë kimioterapi, kam dalë çdo ditë dhe kam ecur, jam energjike, dal në punë çdo ditë”, tha ajo.
Fatmira nuk i ka kursyer kritikat ndaj mjekëve të spitalit Nënë Tereza, ku sipas saj nuk e kanë ndjekur dhe këshilluar pas betejës me kancerin.
“Nuk na thërret kush, në fillim duhet të sensibilizohet mjekësia e pastaj të tjerët”, tha Fatmira.
Ndërsa mjekja e ftuar në studio, me të cilën ka bërë edhe kimioterapinë është shprehur se ndjekja e pacientëve, pra faza pas kancerit është me kirurgun dhe jo mjeken.
“Ka qenë një ndër pacientet e mia të preferuara. Ndjekjen apo trajtimin e bën kirurgu jo mjeku onkolog. Mirë është që një herë në 6 muaj në një vit të bëjë kontroll”, tha mjekja.
Top Channel