Polonia ka zhbllokuar rezultatin në minutën e ’76 të ndeshjes me Shqipërinë në “Air Albania”.

Një incident u shënua në minutën ’45, ku tifozët filluan të qëllojnë me sende të forta, por gjithçka më pas vazhdoi pa probleme.

Në minutën e 48-të, ishte një mundësi mjaft e mirë e kuqezinjve, me Roshin që kthen në qendër, por ndërhyn mbrojtja polake. Topi shkon te Hysaj, që provon një rrotullim, por arbitri akordon një faull të çuditshëm dhe nxit protestat e shkodranit, që ndëshkohet me karton të verdhë.

Emocione dhe energji që në minutat e para. Shqipëria provon por ende nuk ia del të shënojë.

Mundësia më e mirë ishte në minutën e nëntë, kur Ramadani merr topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe e çon te Manaj. Ky i fundit nuk pason te Uzuni por tenton vetë. Sfera devijohet dhe shkon te Uzuni por Kryçoviak kthehet dhe largon sferën. Ramadani gjuan nga jashtë zonës por fluturon sferën mbi traversë.

Shqipëria ndodhet në grupin I, me 15 pikë, një më shumë se Polonia. Kështu, Kombëtares i duhet një fitore sonte, për të mbajtur gjallë shpresën për në Botëror.

22 mijë tifozë kanë mbushur stadiumin, ndërsa në hyrje iu nënshtruan kontrolleve të rrepta nga policia, për të shmangur incidentet gjatë ndeshjes.

Shqipëria luan sonte me mungesa të rëndësishme, për shkak të rasteve me Covid apo dëmtimeve në amët e futbollistëve.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Ramadani, Bare, Roshi, Uzuni, Manaj.
Trajner: E. Reja

Polonia: Shezni, Davidovics, Bednarek, Glik, Puçarz, Jozviak, Kryçoviak, Moder, Zielinski, Buksa, Levandovski.
Trajner: P. Sousa

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA