Vlora nën “pushtetin” e ujit/ Shikoni si duken rrugët, banori ankohet: Qëndrova zgjuar gjatë gjithë natës…

11/10/2021 10:39

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës. Situata më problematike është në lagjet Pavarësia, Skela, 28 Nëntori, etj, ku ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel vihet re qartë se si është situata. Një prej banorëve ankohet se uji i ka hyrë në shtëpi që pas mesnatës. Ai shprehet se është detyruar të qëndrojë zgjuar gjatë gjithë natës dhe e ka të pamundur të kryejë punime në banesë.

“Jetoj vetëm, babai më ka vdekur. Vëllai, motra, nëna është në hall të tyre. Është mbushur nga ora 2 e çerek. Qëndrova zgjuar gjithë natës. Aktualisht jam në punë, jam në turnin e pasdites. Nuk kam mundësi që të kryej ndonjë restaurim, ndonjë ngritje, është e pamundur”, tha banori.

Ndërsa ARRSH njofton se përkeqësimi i motit dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, njofton ARRSH.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA