Administratori i “Konfindustria”, Gjergj Buxhuku i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në Top Channel tha se vendi ynë paguan çmimin më të lartë të energjisë në rajon.
“Ata në një mendje që thoshin se çmimi më i lartë që paguhet nga kjo është mungesa e energjisë elektrike dhe janë në unison me njërit-tjetrin, në vijim të këtij konstatimi edhe ish drejtori i KESH edhe drejtori aktual i OSHEE-së janë në unison me njëri-tjetrin. Të dy janë dakord që notonin në një paqartësi ligjore se si realizohen transaksionet. Ky panel është i paplotë pa praninë e KESH. Atëherë duhet të kuptojmë diçka. Lajmi i parë i mirë është se s’do të ketë mungesë energjisë elektrike. Duke dëgjuar të dy marrin nota pozitive. Në Shqipëri pavarësisht se variablat na dalin pozitivë, përfundimi është negativ”, tha Buxhuku.
Sipas tij, vendi ynë paguan çmimin më të lartë në rajon, duke theksuar se është 53% më lart se Kosova dhe 50% më lart se sa Mali i Zi.
“Sot vendi ynë paguan çmimin më të lartë në rajon. 53% më lart se Kosova 50% se Mal i Zi. Të gjitha fjalët dhe akuzat do harrohen sapo të dalim nga kjo studio. Edhe për konsumin familjar zë vendin më të lartë në rajon. Meqë jemi kampion absolut përpara krizës, sa do të jetë kjo pas thënies ‘na zuri kriza’?! Energjia përbën bazën e çfarëdolloj shërbimi në çdo vend të botës. Një kosto e tillë duhet të shpërndahet. Ose do e mbajë biznesi duke tretur dhjamin që ka, ose do ta shkarkojë tek konsumatorët finalë që janë shqiptarët, ose mund të kalojmë edhe tek fakti që një pjesë e bizneseve të falimentojmë. Ka tre elementë, juve e kaluat me veten tuaj, dhe të rregullojmë sistemin. Ka rraskapitur një nga pasuritë shqiptare që është energjia elektrike”, tha Buxhuku.
Top Channel