Vajzat në studio janë përfshirë në debat për shkak të seksualitetit të Julit. Një pyetje e bërë nga Mikela në takim ka irrituar Julin, i cili tha se është në “Për’puthen” për të njohur vajzat dhe kjo tregon se është i interesuar për vajzat dhe jo djemtë.
Një moment Juli tentoi të hiqte mikrofonin dhe të linte studion, por është ndaluar nga djemtë, ndërkohë vajzat janë shpërthyer në britma mes tyre.
Debati:
Juli: Po të isha prekur e kisha lënë emisionin nga bullizmi që më është bërë. Është pyetje idiote që nuk duhet bërë fare përderisa unë jam këtu.
Bora: Pse e ke kaq të vështirë të flasësh për seksualitetin?
Tola: Mos je bi?
Juli: Jam këtu për të njohur gocat. Po ta mohoj një gjë të tillë. Nuk jetoj për mendimet e njerëzve. Je shumë e cekët se gjykon akoma pamjen. Pse duhet të diskutosh se nuk je e interesuar për të më njohur.
Tola: Më thuaj një veprim që ke bërë ndaj ne vajzave që ta na afrohesh si mashkull?
Mikela: Ke bërë ndonjë veprim burrëror ndaj meje, se të ftova edhe në takim. Kur shoh Bashkimin dridhet diçka, ndaj teje nuk ka asgjë. E kisha në takim dhe nuk më dha asnjë ndjesi.
Tola: Ajo hidhet sepse ti mund ta lësh atë karrige dhe mund të vijë dikush tjetër që mund ta njohim.
Ritvana: Edhe ti mund të mos zgjodh asnjë gjë femërore te një djalë, pse se liron karrigen ça do të thotë kjo?
Top Channel