Prindërit e 20-vjeçares që u ekzekutua nga bashkëshorti fitojnë kujdestarinë e mbesës: Lidia është mirë…

09/10/2021 14:40

Vajza e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, e cila u ekzekutua nga bashkëshorti do të rritet pranë gjyshërve të saj në Angli. Prindërit e britanikes kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lidia.

Prindërit e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch, që u vra nga bashkëshorti grek Babis Anagnostopoulos, kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lidia. Tashmë vogëlushja, në sy të të cilës ndodhi edhe vrasja që tronditi Greqinë, do të rritet në shtëpinë e prindërve të nënës së saj në një ishull të vendit.

“Njëvjeçarja Lidia, babai i së cilës me shumë gjasa do të dënohet me burgim të përjetshëm, është vënë zyrtarisht në kujdesin e prindërve të Caroline Crouch, Susan dhe David në ishullin e Alonissos-it ku ata jetojnë. Kurse prindërit e Babis, Konstantinos dhe Georgia do të kenë të drejtë që të komunikojnë personalisht me fëmijën,” raporton britanikja Mail Online.

Prindërit e vrasësit ishin të parët që u kujdesën për Lidian pas ngjarjes së rëndë dhe donin ta mbanin vajzën, por gjyshërit e tjerë më pas nisën procesin ligjor për të kërkuar kujdestari të plotë. Babai i 20-vjecares britanike tha për “Mail”: “Suzana dhe unë fituam kujdestarinë  e plotë. Gjyshërit e tjerë do të kenë të drejtë ta takojnë 5 herë në muaj. Tani ne do ta pagëzojmë vajzën. Lidia është mirë dhe ashtu si nëna e saj, rritet çdo ditë e më e bukur”.

Vrasja e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot ishte tronditëse pasi ai tha histori të ndryshme për të fshehur krimin, por nuk ia doli dhe tani ndodhet pas hekurave.

FOTO GALERI
23/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA