Dyqind e gjashtëmbëdhjet fëmijë janë abuzuar seksualisht në Francë nga priftërinjtë në 70 vitet e fundit.
Lajmi është konfirmuar pas publikimit të një raporti mbi pedofilinë brenda Kishës Franceze, sipas të cilit mësohet se duke filluar nga viti 1950 deri në vitin 2020 numri i priftërinjve pedofilë varion nga 2.900 deri në 3.200.
Jean-Marc Sauve, kryetar i komisionit që hartoi raportin, tha se abuzimet ishin të përsëritura dhe se Kisha ka treguar një “indiferencë të thellë”, të plotë dhe madje mizore për vite me radhë”, duke zgjedhur të mbrojë veten dhe jo viktimat.
Sauve, një ish-anëtar i Këshillit të Shtetit dhe të Gjykatës së Drejtësisë të BE-së para se të kryesonte Ciase-n, Komisioni për Abuzimin Seksual në Kishë, i themeluar nga peshkopët francezë në vitin 2018, i cili akuzoi kishën katolike se nuk kishte marrë masat e nevojshme për parandalimin e abuzimit, mos raportimin e tyre dhe në disa raste vendosjen e fëmijëve me vetëdije në kontakt me pedofilët.
Sipas Sauve, numri i viktimave të abuzuara shkon nga 216 mijë deri në 330 mijë dhe duke shtuar edhe abuzuesit laikë, por që punuan në institucionet e Kishës Katolike, siç janë sakristanët, mësuesit në shkollat katolike, udhëheqësit e lëvizjeve rinore, shifrat marrin përmasa edhe më të frikshme.
Duke folur pas Sauve në prezantimin e raportit, presidenti i Konferencës së Peshkopëve Francezë, Eric de Moulins-Beaufort u kërkoi falje viktimave, duke shprehur turp për akte të tilla.
“Dëshira ime sot është të kërkoj falje, falje për secilin prej jush”, deklaroi de Moulins-Beaufort, gjithashtu kryepeshkop i Reims, i cili theksoi më tej se zëri i viktimave “na shqetëson, numri i tyre na shkatërron”.
Top Channel