Sali Berisha ua ka bërë të qartë demokratëve që do të bëjë gjithçka që t’i bëjë të gjithë bashkë.
Ai ka kujtuar vitin 2005 kur i bashkoi të gjithë bashkë dhe fitoi. Pas kësaj, tha se është i vendosur të bëjë çdo gjë për këtë forcë politike me flukse të shkolluara, ndërsa theksoi se nuk duhet të humbim më kohën.
Demokrati: Me vonesë ke ndërhyrë si doktor, duhet të kishe ndërhyrë më shpejt. Ia kam thënë Lul Bashës që marrëveshje me komunistat nuk ka se na nxorën nga cadra në 2017, jemi helmuar e me të gjitha. Nuk flas për vete se bashkë njihemi personalisht. Unë dua që përplasja e lokomotivave të mos dëmtojë vagonat. Ju jeni lideri i parë që kemi njohur. Është një shprehje e vjetër që shumë lindin meshkuj dhe pak vdesin burra. Ju jeni nga ata burra.
Berisha: Do bëjmë gjithçka të bashkojmë të gjithë demokratët. A e kemi të mundur plotësisht? Çfarë ndodhi në 2005? U bashkuam dhe fituam. Me ata që u bashkuam dhe kishim pasur ndarje të thella ndër vite, i ftova me zemër të hapur. Ky udhëtimi ynë është një udhëtim ku secili bën një kontribut, ka vendosur disa tulla në këtë mur, është larguar, do të rikthehet, është etike, është investimi i tij dhe ne nuk e mohojmë. Me ata që erdhën, unë kam bashkëpunuar në mënyrë absolute pa asnjë dallim me të tjerët që i kisha të pandarë. Jam i vendosur të bëj gjithçka për të sjellë flukse të reja, për të hapur këtë forcë politike me flukse të shkolluara mirë në mënyrë që të ecim me shpejtësi. E kam patur dhe e kam një problem që s’më ndahet kurrë, jemi kohëhumbur si popull. Kemi humbur kohë dhe duhet të luftojmë se jemi kohëhumbur dhe nuk duhet të humbim kohën.
Top Channel