Energjia elektrike/ Shpallet emergjenca, ndalen investimet në KESH dhe OSHEE, qeveria plan masash për konsumatorët

08/10/2021 14:50

Qeveria  shpalli  gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe ngritjen e  grupit ndërinstitucional për menaxhimin e kësaj emergjence.

Ndërsa Shoqërive  “KESH”  “OST” dhe “OSHEE Group”, u kërkohet të  pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme.

Ministri Financave ngarkohet të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.

Ky vendim i paraprinë paketës së  emergjencës  e cila do të prezantohet këtë të shtunë.

Kryeministri Edi Rama nuk dha shumë detaje se çfarë përmban kjo paketë të cilën e quajti një digë mbrojtëse në mes të krizës dhe shtëpisë tonë. Ai tha se ndërtimi hidrocentralit të Skavicës mbaron këtë mandat.

Top Channel