Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lajmëroi ditën e sotme se PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal në SPAK, pasi 30% e karburantit hyn kontrabandë në vendin tonë.

Basha tha se në mbledhjen e qeverisë u përmend se 30% e karburantit hyn kontrabandë në vendin tonë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit heshtën kur kjo u tha, duke nënkuptuar se nuk ishte gjë e re edhe për minstrat.

“Në mbledhje u tha se 30% e karburantit në Shqipëri hyn kondrabandë, humb shteti, humbin qytetarët dhe ky ka qenë një moment qetësie dhe hardhisje e madhe nga ana e pjesëmarrësve. Se ata e dinë. Si ka mundësi kjo 1/3 e karburantit të hyjë kontrabandë. PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal që do e dorëzojë në SPAK, që shpresoj të mos përfundojë as tek frigoriferi i vonesave, as tek dhoma e pluhurave”, tha Basha.

Sipas Bashës e gjithë kriza energjetike është e sajuar nga qeveria Rama për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni dhe problemet e tjera më të rëndësishme.

Tema aktuale në vendin tonë është kriza energjetike, rritja e cmimeve dhe karburante, duke krijuar edhe reagim nga qytetarët që organizuan protesta.

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, ku shoqëritë KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., duhet të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë dhe duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA