Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka propozuar që të rinjve spanjollë t’u ofrohet një bonus mujor, për t’i ndihmuar ata të lënë shtëpinë e prindërve dhe të paguajnë qiranë.
Sánchez tha se bonusi mujor do të ishte 250 € dhe do t’i jepej atyre për dy vite rresht. Projektligji për qiranë pritet të fusë kufijtë e qirasë për pronarët e mëdhenj të pronave, veçanërisht në zonat ku qiraja është rritur vitet e fundit, shkruan BBC.
Sipas planeve të kryeministrit, të rinjtë nën 35 vjeç që fitojnë më pak se 23,725 € në vit e përfitojnë bonusin.
Kjo do të thotë se më pak se një në katër shtëpi janë në dispozicion me qira dhe në qytetet e mëdha të Madridit dhe Barcelonës, qiratë kanë qenë në rritje, ndërsa të ardhurat kanë rënë me mbi 7% në vetëm një vit për shkak të pandemisë covid-19.
“Strehimi është një problem serioz në vendin tonë,” tha Sanchez.
Sipas shifrave të Eurostat, spanjollët largohen nga shtëpia e prindërve në moshën 30 vjeç, gati katër vjet më vonë se mesatarja e BE -së. Dhe që nga kulmi i lulëzimit të fundit ekonomik të Spanjës në 2007, përqindja e 16-29-vjeçarëve, që kanë lënë shtëpinë ka rënë në mënyrë të qëndrueshme, nga 26% në 16% vitin e kaluar.
Top Channel