Big Brother Vip Albania fillon sot në orën 21:00 si gjithmonë në ekranin e Top Channel.

Shfaqja premierë është në përgatitjet e fundit. Shtëpia dhe studio, të krijuara nga fillimi me frymën e fundit të teknologjisë janë gati. Banorët, të cilët janë katërmbëdhjetë pritet t’i njohim sonte.

Fituesi i tyre, ai që do të qëndrojë deri në fund dhe do të jetë më I votuari nga publiku do të rrëmbejë çmimin e madh 100 mijë euro.

Ndërsa janë bërë me dije dy opinionistët. Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari do të qëndrojnë në karrige e kuqe për të  komentuar ngjarjet në e Big Brother, të cilat nuk do të jenë pak.

Kujdes Big Brother është gati dhe po ju vëzhgon.

Top Channel