Dëborë mbi 20 centimetra në qafat malore, ngrica në disa akse të Kukësit dhe Dibrës
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës zonat veriore dhe juglindore të vendit, ndërsa në disa akse rrugore është regjistruar prezencë dëbore. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se të gjitha rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Ndërkohë, kontraktorët janë në terren për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës, me qëllim parandalimin e ngricave. ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e prekura nga reshjet e dëborës.
“SITUATA NË AKSET RRUGORE. Gjatë natës ka pa pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe në juglindje të vendit.
Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.
Reshje dëbore ka pasur:
Në Rajonin Verior
Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth, Sopot-Kerrnaj, Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj, Dushaj–Lekbibaj, Rrëshen–Shpal–Qafë Benë, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.
Në Rajonin Juglindor
Qukës-Qafë Plloçë, Qafë Plloçë-Qafë Thanë, Librazhd-Fushë Studen,Korçë-Dardhë, Zëmblak-Goricë.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore”, shkruan ARRSH.
Top Channel