Një 30-vjeçar është shpallur në këkrim pasi qarkullonte me lëndë eksplozive në makinë.

K. N. dhe Sh. R. po qarkullonin me mjetin tip “Benz” në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, në Kukës kur janë ndaluar nga policia.

Janë sekuestruar 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse eksploziv.
K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive u arrestua, ndërsa Sh. R. arriti të arratisej.

Kukës

Qarkullonte me lëndë eksplozive me vete, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Vihet në pranga bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve plasëse, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se në një mjet kishte lëndë plasëse eksploziv, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.
Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. R., 30 vjeç, banues në fshatin Qinamak dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA