The Sun: Kamp në Shqipëri/ Qeveria hedh poshtë artikullin për strehimin e refugjatëve

03/10/2021 20:36

Emigrantët që kalojnë Kanalin e La Manshit me anije të vogla nga Franca do të dërgohen në Shqipëri sipas një marrëveshje të re, shkruan The Sun, lajm i cili është mohuar nga qeveria shqiptare.

Sipas artikullit emigrantët e paligjshëm do të dërgohen në një qendër në Ballkan, ku do qëndrojnë gjatë kohës që përpunohen kërkesat e tyre.

Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel shpreson se kjo gjë do të pengojë emigrantët që planifikojnë të ndërmarrin këtë rrugë të rrezikshme.

Ajo tha se qeveritë “duhet të jenë në gjendje të marrin në konsideratë çdo mundësi” kur kanë të bëjnë me azilkërkuesit.

Zyrtarët në Londër dhe Tiranë thuhej se ishin afër arritjes së një marrëveshjeje për qendrën raportoi dhe tabloidi anglez. i pari që e mohoi ishte drejtori i komunikimit në kryeministri Endri Fuga sqaroi se kjo ishte e pavërtetë e më pas ministrja e jashtme Olta Xhaçka “Absolutisht i gënjeshtër lajmi, se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër për strehimin e azilantëve nga vende të treta. As ka e as ka pasur ndonjëherë bisedime për një ide të tillë. E turpshme sajesa e një lajmi të rremë si ky nga mediet angleze thuhet ne reagimin e Xhaçkës.

Ne jemi krenarë për strehimin e 4000 refugjatëve afganë, çka e kemi bërë në sy të gjithë botës, por nuk do të kthehemi kurrë në një qendër, ku vende, ku e ku më të mëdha e më të pasura se ne të deportojnë azilantët e tyre.Kam instruktuar përfaqësinë tonë diplomatike në Angli të kërkojë përgënjeshtrimin e menjëhershëm të këtij lajmi të rremë, njoftoi ministrja në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA