Shkon në 13 numri i të arrestuarve nga 20 të shoqëruar gjithsej, pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë

02/07/2026 18:03

Shkon në 13 numri i të arrestuarve pas trazirave në protestën e sotme, teksa në total janë shoqëruar 20 persona. Të arrestuarit do të qëndrojnë në qeli deri në daljen para gjykatës.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, brenda 72 orësh ata pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Në total, policia ka shoqëruar dhe ndaluar 20 persona pas incidenteve që shoqëruan protestën para Kuvendit, ku mbetën të plagosur 9 efektive të policisë dhe u lënduan 5 protestues.

Top Channel