Big Brother Vip Albania fillon më 5 tetor. Produksioni i Reality show-t më të famshëm është në momentet e fundit të përgatitjes në prapaskenë.

Në këto nëntë edicione Vëllai i Madh ka zgjedhur personazhe të zakonshme dhe i ka shndërruar ata në personazhe publikë. Personazhe të cilët janë parë me lupën e kritikës jo pak herë.

Ndërsa për këtë edicion të 10 është krejt e kundërta. Kësaj here personazhet janë VIP. Ata do te përjetojnë përvojën e vërtetë. Të izoluar nga bota jashtë, ata do të jenë të ekspozuar para shqiptarëve 24 ore ne 24 orë ne 7 ditë të javës.

Në studiot e Top Channel gjithçka po bëhet gati për momentin final.

Shtëpia është ndërtuar tërësisht e re. Një studio po ashtu e re dhe madhështore është gati. Studioja më e madhe televizive e bërë ndonjëherë.

Një ndër showt më të diskutuar, me thyerje tabush dhe emocione të mëdha, çel siparin më 5 tetor.  Big Brother Albania Vip po ndez kamerat e vëzhgimit një e nga një.

Top Channel