Rama nga Adu Dhabi: Jam mes kryeministrave më të gjatë në botë, por Shqipëria është mes vendeve më të vogla

01/10/2021 17:47

Kryeministri Edi Rama në hapjen e konferencës “World Policy Conference” që po mbahet në Abu Dhabi, tha se ndodhet mes kryeministrave më të gjatë në botë, por shtoi se Shqipëria ndodhet mes vendet më të vogla në planet.

“Siç mund ta përfytyroni jam mes kryeministrave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh. Por vendi im është mes vendeve më të vogla në botë. Nevoja ndaj është shumë e madhe. Do të përpiqem që t’i rezistojë tundimit dhe të përmbush këtë nevojë pa qenë i mërzitshëm, dhe shpresojë që mos të mërziteni. Mendoj se globalizmi është këtu, për aq kohë sa ngrohemi nga i njëjti diell. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh, pavarësisht hezitimeve dhe refuzimeve.

Aksioni shumëpalësh duhet të ngelet për bashkëpunim. Të gjithë e dimë se ngrohja globale nuk është thjesht çështje e klimës, por dhe e zhvillimit. Për forcimin dhe paqen. Sa më efektivisht do të mëremi me të, aq më mirë do të parandalojmë përmbytjet, katastrofat natyrore. Sot pandemia COVID-19, një çështje globale ka marrë kaq shumë jetë, krahasuar me luftërat botërore. A jemi në gjendje të mëremi të vetëm me këtë lyuftë?1 Jo!”, tha Rama.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel