Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë në formën e rebesheve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 17°C në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 26°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por priten dhe intervale me reshje. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08°C në 16°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 20°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA