Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në krye të detyrës.
Sot është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, ndaj kryeministri Rama bëri me dije vendimin e qeverisë për të mbështetur financiarisht fëmijët e të ndjerit deri në mohsën e pjekurisë.
Rama: Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të policisë dhe për shoqërinë. Por mbi të gjitha për familjen. Jam këtu për të shprehur ngushëllimet vëllazërore familjes dhe duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera të gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut por edhe të gjithë punonjësve të policisë. E shoh të udhës të bëj me dije se qeveria sot vendosi mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen, por njëkohësisht me të hyrë në fuqi ligji i përcjellë në parlament për fëmijët nën kujdesjen e Republikës, fëmijët e të ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.
Natyrisht që nuk ka fonde dhe mbështetje materiale që kompenson boshllëkun për familjen por njëkohësisht detyra e shtetit dhe përgjegjësia është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur dhe inkurajuar për të hyrë në rrugën e jetës së tyre duke qenë krenarë jo vetëm për prindin por edhe për shtetin të cilit babai i shërbeu deri muajin e fundit.
Top Channel