Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 29°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 16°C në 24°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA