Pamjet e rënda/ Momenti ku Aldi Rama ekzekuton oficerin e krimeve Saimir Hoxha dhe largohet me makinë. Shokët e 21-vjeçarit tmerrohen

29/09/2021 15:07

Top Channel ka mundur të sigurojë videon e momentit të vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha. Sikurse shihet edhe nga pamjet në fillim është makina e policisë që ndalon në postbllok, ndërsa pas saj vjen makina ku qëndronte Aldi Rama dhe dy shokët e tij.

Menjëherë oficerët zbresin nga makina, dhe një prej tyre bën disa hapa para ku i kërkon makinës ku ishte edhe Aldi Rama që të ndalonte. Makina ndalon, shoferi dhe pasagjeri i parë zbret nga makina për kontroll, ndërsa Aldi, i cili qëndronte i ulur në sediljet e pasme nuk del.

Në këtë moment i afrohet oficeri Saimir Hoxha, i cili i kërkon të dalë nga makina dhe ta kontrollojë, Ndërsa fjalët e Aldit ishin këto: ‘Unë nuk jam për t’u kontrolluar’ dhe e qëllon me dy plumba në gjoks.

Pas këtij momenti në pamjet shihet se shokët e tij tmerrohen. Aldi Rama merr drejtimin e makinës dhe i jep gaz për t’i larguar nga vendngjarja.

Në këtë moment dy oficerët e policisë qëllojnë drejt makinës me të cilën po arratisej Aldi Rama dhe arrijnë t’i shpojnë asaj gomat. Pavarësisht gomës së makinës, Aldi arriti që të arratisej 1 km nga vendi i ngjarjes dhe më pas lë makinën e arratiset në këmbë.

Ndërkohë dy shokët e Aldit janë arrestuar në moment dhe kanë rrëfyer në polici se nuk kanë pasur dijeni se Aldi ishte i pajisur me nja armë, ndërsa theksojnë se nuk po lëviznin në atë zonë për çështje hashashi.

FOTO GALERI
6/8
Aldi Rama merr drejtimin e makines dhe largohet. Nderkohe dy policet e qellojne me arme per neutralizim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA