“Nuk jemi terroristë, por të varfër”/ Babai i Aldi Ramës rrëfen i përlotur: Gjyshërit nuk e dinë vdekjen e djalit, më mbysin po e morën vesh

29/09/2021 13:20

Rufat Rama, babai i Aldi Ramës ka folur në një lidhje me telefon për “Shqipëria Live” për ngjarjen e rëndë që mori jetën e policit dhe 21-vjeçarit.

Babai i të riut që ekzekutoi efektivin në krye të detyrës fajëson shtetin se po vret rininë me varfëri e papunësi. Nuk hezitoi të falënderonte RENEA-n që bëri të pamundurën të shpëtonte jetën e djalit të tij, ndërsa shpjegoi se kishte menduar të thyente ligjet e të merrte djalin në Greqi për ta larguar nga shoqëria e keqe, por nuk ia kishte dalë.

Teksa po shprehte ngushëllimet për familjen e të ndjerit Saimir Hoxha, Rufat Rama u përlot… Më e vështirë për të është t’i tregojë prindërve të tij se Aldi ka ndërruar jetë pasi e dinë se ndodhet në burg. Sipas Rufat Ramës, nuk kanë informacion për ngjarjen e rëndë sepse jetojnë në varfëri dhe nuk kanë televizor.

Rufat Rama: Kohët e fundit u shkëput nga çdo familjar. Aldi jetonte me pensionin e gjyshit. Nuk i kërkoja kurrë lekë fëmijëve, më duket se i keqtrajtoj. I mësoja si ta mbajë lekun. I ka dërguar vëllai sa ka pasur mundësi, e ka dashur shumë. Vëllai është në gjendje shumë të keqe sot. Jeton në Greqi. Kishte mbi 10 ditë që nuk komunikonte me të. Ka mundësi të nisem nesër në mëngjes nga ora 8:00, por nuk e kemi vendosur. Kur më ka rënë brenda për herë të parë, thashë shyqyr zotit që nuk u bë gjë më e madhe se ishte fëmijë dhe bëra të pamundurën që të dalë djali.

Ndërsa për Aldin kur dëgjova se ka rënë për herë të dytë brenda për 5 cigare hashash, ishin fëmijë, jo grup kriminal. Ka shumë të rinj që e bëjnë këtë nga papunësia. Pse nuk përfundon në krim një bos? Po na vrasin rininë, po vrasin fëmijën tanë. Fajin e ka shteti. Nuk mundet të mbyllet një fëmijë në shtëpi pa bukë.

Nuk kam asgjë cfarë të them, jam gjysmë njeriu, nuk ngrihem dot në këmbë. Nuk di çfarë të them. Drejtësi deshëm, duhet të shiheshin këto gjëra të djalit tim. Unë falënderoj RENEA-n që ka vepruar me gjakftohtësi sepse djali vrau një efektiv. I falënderoj shumë se si u sollën. Gjyshërit e dinë që është në burg, nuk e dinë që nuk jeton më. Aldi ka qenë fëmijë shumë i mirë, vuante nga padrejtësia.

Nuk mund të flas me gjyshërit, nuk mund t’i dal para syve, do më mbysin, do më vrasin për Aldin. Nuk kanë televizor, të shkojnë këta gazetarët të shohin ku jetojnë. Jetonte në një dhomë me prindërit e mi. Nëna ime 90 vjeçe gatuante një pjatë gjellë për Aldin. Po u tregova gjyshërve, mbaruan të dy… Ata e rritën Aldin, ka qenë i dashur, nuk ka qenë kriminel. Ne jemi nga një familje e varfër, jo terroriste. Fëmija ka qenë i dashur, i vetmuar, pa prindërit afër, ka qenë me shoqëri shumë të keqe. Mamaja e Aldit është interesuar por çfarë do të bëjë…

Shikoni a ka Aldi makinë… Nuk ka pasur ndonjëherë makinë. I thashë ma merr djalin këtej, më tha nuk lejohej të largohej nga Shqipëria. Unë sot vuaj për këtë gjë. Por të dyja ngjarjet, u vra një baba e një fëmijë… E shikoni çfarë bëhet? I kam thënë djalit të vogël do të vij të të marr, por mos rri me atë shoqëri atje. Mendoja do shkel ligjin që të punonte, sot do ishte dhe polici dhe djali im gjallë. Kam 3 vjet e gjysmë që nuk shkel në Shqipëri, nuk ia njoh shokët.

Familjes së Saimir Hoxhës nuk di çfarë t’i them atyre fëmijëve, asaj nëne, prindërve, ju lutem shumë ngushëllime… Nuk di cfarë t’i them familjes që ka humbur djalin… Ngushëllime, nuk di gjë tjetër.

FOTO GALERI
3/15
Babai i Aldi Ramës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA