Sali Berisha ka sqaruar marrëdhënien e tij me miliarderin George Soros, duke theksuar se nuk ka asgjë personale.
Ai tha se fondacioni i Soros futi në agjendë shpërbërjen e Kosovës dhe nuk mund të pajtohej me këtë gjë.
“Është vetëm parimor dhe aspak personal. Organizatat e shoqërisë civile janë nën ombrellën e PS. Problem madhor ishte sistemi i drejtësisë. Ne kemi qenë përcaktues në miratimin e amendamenteve, por luftuam dhëmb për dhëmb. Me përpjekje të jashtëzakonshme për të kapur drejtësinë, pasi dështuan në amendamente. Do ndalem vetëm dje, këtej vriten nga narkobanditi, kurse këta nuk dënojnë Tahirin. Soros, fondacioni i tij, futi në agjendë shpërbërjen e Kosovës, nuk mund të pajtohesha unë kurrë me atë. Kundërshtimi im ishte bërë bashkë me qeverinë amerikane, me të tjera, tani filloi lobimin dhe lëvizi gjërat. Kam kundërshtuar Minishengenin e Novisadit, Ballkanin e Hapur, serbët nuk prodhojnë , ata janë problemi kryesor i stabilitetit në Ballkan”, tha Berisha.
Top Channel