Vuçiç falënderon protestuesit në kufi, por si e pësojnë serbët- “ia bëjnë vetes”!!!

28/09/2021 15:36

President serb Aleksandër Vuçiç falënderoi protestuesit serbe që mbajnë prej nëntë ditësh të bllokuara pikat kufitare të Jarinjës e Bërnjakut. Vuçiç tha në Tv Pink tha se Serbia është në krahun e tyre.

“Gjithçka që kemi, progresin që kemi shënuar e arritëm sepse kemi luftuar, sepse kemi treguar se kemi fuqi të mjaftueshme, energji të mjaftueshme, dituri dhe besim në vetvete. Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Bernjak, Serbia është me ju”, ka thënë ai.

Ndërkohë, bllokada disa ditore në dy pikat kufitare duket se ka goditur edhe vetë serbët, pasi ka sjellë ulje të importeve nga Serbia. Në Kosovë po hyjnë më pak mallra serbe, siç pohuan zyrtarë të doganës. Ata bënë krahasimin duke thënë se në periudhën 20-24 shtator, nga Serbia ishin importuar mallra në vlerë prej 3.9 milionë eurosh.

Në një kohë kur pesë ditë para vendosjes së masës së reciprocitetit, ky nivel shkonte në gati 5 milionë euro. Me vendimin e Prishtinës zyrtare të datës të datës 20 shtator, të gjitha automjetet me targa serbe, që hyjnë në Kosovë, duhet t’i heqin targat dhe të vendosin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA