Avioni me familjen nga Zvicra del nga pista në Rinas, nuk iu hapën rrotat. Rinisin fluturimet pas 1 orë e 45 minuta

28/09/2021 18:27
Avioni që doli nga pista

Një avion i vogël ku udhëtonte një familje nga Zvicra ka dalë nga pista në Aeroportin e Rinasit.

Avion i vogël model Beechcraft  me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë dhe njoftohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

TIA njofton se si pasojë e ngjarjes operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta., por tashmë  fluturimet rifilluan.

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16.15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista Si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Fluturimet rifilluan.

TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA