Thomas Brdaric e pranon se ndoshta rrezikoi duke hedhur në fushë shumë lojtarë të rinj në Kupë ndaj Labërisë, por gjithsesi ajo humbje është e rikuperueshme në kthim. Tani gjithë vëmendja te Partizani një sfidë e rëndësisë së vecantë me Vllazninë e tij që kërkon rikthimin te fitorja përballë të kuqve duke mos lejuar që oshilacionet e fundit të ndikojnë në mentalitetin e skuadrës.

“I kemi pothuajse të gjithë lojtarët, si ata që do të futen në fushë dhe ata në stol do të jenë akoma më shumë të uritur se lojtarët e Partizanit për të marrë fitoren. Jemi profesionist dhe e dimë që ka ulje-ngritje. Kemi një javë që përgatitemi nga ana piskologjike dhe fizike për t’u përballur ndaj Partizanit. Mendoj se skuadra është stabilizuar dhe është diçka pozitive që të luajmë të dielën në darkë dhe shikoj më shumë avantazhe në krahun tonë”.

Vlerësim për Partizanin, trajneri e di me cfarë kundërshtari përballet, por beson se skuadra e tij i ka të gjitha armët, për ti vënë nën presion të kuqtë e Ilir Dajës.

“E dimë që Partizani do të jetë shumë i motivuar për të luajtur ndaj nesh, por ne jemi një ekip i fortë. Nesër do të jetë një ndeshje me shumë rivalitet, por ne do të bëjmë maksimumin tonë dhe duam t’i futim në presion me mënyrën tonë dhe shpresoj të dalim me një rezultat pozitiv”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA