Historia e dashurisë mes një 30 vjecari nga Shkodra dhe një 20 vjecare studente në Vlorë mund të ishte kthyer në një masakër.
Fasil Likaj nga Shkodra dhe Kostandina Zanaj studente në Vlorë, ishin ulur në këtë lokal, në bulevardin qendror dhe pas disa minutash bisedë mes tyre ka nisur një debat.
30 vjecari e ka goditur dhe tërhequr zvarrë vajzën e më pas e ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur në këmbë.
Më pas është kthyer dhe ka nxjerrë një granatë nga çanta të cilën e ka hedhur brenda lokalit, por që nuk ka shpërthyer.
Dëshmitarët janë larguar me shpejtësi të trembur nga krismat ndërsa bomba e hedhur në lokal fatmirësisht nuk shpërtheu dhe është larguar nga policia. Autori u arrestua për pak minuta.
Në çantë iu gjet edhe një granatë e dytë. Drejtori i policisë së Vlorës, Bledar Çëliku shpjegoi dinamikën e ngjarjes.
Vajza e plagosur është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel