
“Veprimet e tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja të dëmshme”/ SHBA-ja shpreh shqetësim për mbylljen e Qendrave serbe për punë sociale në veri në Kosovë
23/02 10:41
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën më 25 shtator se tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq janë regjistruar edhe 88 raste të reja me këtë virus.
Rastet e reja dalin pas testimit të 4,704 mostrave, që i bie që 1.87 për qind e të testuarve kanë dalë pozitiv.
Në 24 orëshin paraprak po ashtu janë shëruar 654 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 4,800.
Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orëshin paraprak janë administruar 15,718 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit, kur Kosova nisi fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, e deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 493,794 persona.
Në Kosovë përdoren vaksinat e AstraZenecas dhe Pfizer/BioNTech.
Top Channel