Shkarkimi i Koemanit jo para së dielës, do të jetë në stol kundër Levantes

24/09/2021 16:23

Barcelona nuk planifikon ta shkarkojë Ronald Koemanin para ndeshjes së ditës së diel, kundër Levante (16:15). Holandezi do të vijojë përgatitjet për sfidën e kësaj fundjave, kështu që nuk pritet asnjë lajm në lidhje me të ardhmen e tij në dy ditët e ardhshme.

Barazimi në Cádiz shërbeu për të shtuar pakënaqësitë për trajnerin dhe nuk la askënd të lumtur.

Siç është raportuar disa ditë më parë, Xavi Hernández mbetet kandidati kryesor për të zëvendësuar Koemanin. Gjithsesi, vendimi për shkarkimin e mundshëm të holandezit do të merret javën e arshdhme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA