Dalin pamjet horror/ Dhoma ku u vra barbarisht 20-vjeçarja Caroline nga bashkëshorti. Çfarë u gjet sipër shtratit?

24/09/2021 10:41

Të tjera detaje dramatike janë publikuar nga mediat greke nga banesa ku ndodhi masakra e vrasjes së 20-vjeçares nga bashkëshorti i saj.

Fotografitë e publikuara janë nga dhoma ku u vra e reja në Glyka Nera të Greqisë.

Fotografitë, të cilat përfshihen në dosjen e çështjes, përshkruajnë skenën e vdekjes, por edhe lëvizjet e 32-vjeçarit në të gdhirë të 11 majit.

Në foto shfaqet dhoma horror, ku gjithçka është kthyer përmbys, pasi Babis inskenoi grabitje për të cilën fillimisht u akuzuan shtetas shqiptarë.

Në shtrat shihet celulari i tij, pajisja që në fund e tradhtoi dhe sirtarët e përmbysur. Ndërsa shihen edhe pjesët e ngjitësit izolues që ai ka përdorur për t’i lidhur duart gruas që vrau.

Në skajin tjetër të dhomës së gjumit, ka një abazhur të hedhur dhe të ndezur, pranë krevatit të Lidias së vogël.

 

FOTO GALERI
5/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA