Kopshti i ri në Njësinë 10 mirëpret 180 fëmijë, Veliaj: Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25/11 15:21
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka pritur një delegacion nga Universiteti i Tuscia, për të diskutuar në kuadër të bashkëpunimit dhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë në Shqipëri.
“Në kuadër të objektivit tonë të ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare, mirëprita në ministri Prof. Dr. Stefano Ubertini dhe delegacionin e tij nga Universiteti i Tuscia në Itali, me të cilët diskutuam gjerësisht për nisjen e bashkëpunimit me qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë”, shkruan Kushi.
Sipas saj, gjatë takimit, fokusi ka qenë në hedhjen e hapave konkretë për programe të përbashkëta studimi, projekte të kërkimit shkencor dhe shkëmbime të ndryshme mes pedagogëve dhe studentëve.
Top Channel