Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit Y. Ç., 52 vjeç dhe S. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë.
Shtetasit Y. Ç. dhe S. M., u kapën në aksin rrugor Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, duke transportuar me automjetet tip “Nissan” dhe “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe 4 aparate celular.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel