Çiftet e të njëjtit seks janë lejuar të martohen nga Kisha e Suedisë prej vitit 2009.
Megjithse nuk ka kritere për të lejuar ose refuzuar qe priftërinjtë të kryejnë këto ceremoni, aktivistët e politikanët raportohet se po përpiqen të heqin të drejtën e refuzimit të priftërinjve.
Tashmë prifti haptazi homoskesual, Lars Gårdfeldt i dioqezës Carl Johan në Gothenburg, refuzon të martoje çiftet heteroseksuale, me argumentin se ka të drejtën e tij për të mos martuar çiftet, prej kundërshtimit personal.
Kisha suedeze u lejon priftërinjve të refuzojnë martesën e çifteve në raste si për shembull kur dikush është i pirë apo nën influencën e drogave, por dhe në rastin e homoseksualitetit kur një prift i caktuar nuk e aprovon.
“Të njëjtën gjë kam të drejtë të bëj dhe unë si një prift homoseksual që jam “, ka thënë Lars Gårdfeldt në Radion suedeze. “Dhe unë kam të drejtë të refuzoj martesën e çifteve jo-homoseksuale”, thotë ai.
Në rrjetet sociale shakara sarkastike bëheshin për Gårdfeldt duke e quajtur “Kampion te tolerances”, ndersa te tjere thonin se Kisha e Suedise eshte kthyer ne nje “shfaqje horror”.
Top Channel