Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin e shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq.
Ai u kap pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases R. H., 20 vjeçe.
“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. Xh., 62 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në afërsi të këtij fshati u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, si edhe të shtetasit J. H., 60 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në fshatin Zvirinë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motor “Infinity”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin H. P., banues në fshatin Çervenakë, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur me zjarr një sipërfaqe me bimësi në pronësi të tij, ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel