“Ford-i” përplaset me makinën e policisë, plagosen 3 efektivë
17/09/2021 21:13
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti .
Mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel