Ander Herrera mund të konsiderohet “zbulim” i këtij fillimsezoni te PSG. Mesfushori spanjoll ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy pasime vendimtare në vetëm shtatë ndeshje. Vitin e kaluar kishte rolin e zëvendësuesit, ndërsa në sfidat e para të këtij edicioni e ka shfrytëzuar maksimalisht mungesën e “yjeve”, duke u shfaqur vendimtar në shumë ndeshje.

I intervistuar nga mediet spanjolle për të folur për shumë tema që lidhen me zhvillimet te klubi francez, mesfushori 32-vjeçar, me humor, deklaroi:

“Tredhëmbëshi i famshëm i PSG-së? U kam thënë të mos flenë. Nëse unë jam golashënuesi më i mirë i ekipit, do të jetë më keq për ta. Ata kërkojnë dhe kënaqen shumë me njëri-tjetrin. Messi, Neymar dhe Mbbape janë shumë të përfshirë dhe të impenjuar. Kur sheh numrin një në botë që punon aq seriozisht, të frymëzon.”

Ander Herrera ishte i kënaqur që ka mundur të luajë përkrah Messit në dy ndeshje:

“Në futboll ka lloje të ndryshe lidershipi. Ka një kapiten që të inkurajon, por ka edhe liderë që japin shembullin. Ky është Leo, i pari që mbërrin në palestër apo stërvitje. Kur numri 1 nuk merr asgjë lehtë i bën të rinjtë të thonë: “nëse numri 1 është kështu, ne duhet ta ndjekim.”

Sidoqoftë, ajo që nuk e befasoi Herreran është vendimi për të mbajtur me çdo kusht Mbappénë:

“Kisha intuitën se ai do të qëndronte. Klubi na kishte thënë gjithmonë se Mbappe nuk do të largohej. E pyeta dy javë para se të mbyllej tregu dhe ai më tha: “do të jem këtu”. Ajo që do të ndodh këtë sezon mund të ndikojë që Mbappé të qëndrojë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA