Gazmend Bardhi sekretar i përgjithshëm i PD i ftuar në Open, komentoi për herë të parë vendimin e kreut të PD Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës.
Bardhi thotë se ka qenë i pranishëm në takimet e Bashës me zyrtarët amerikane, dhe garanton se kryedemokrati e ka mbrojtur Berishën , por sipas tij nuk kishte një rrugë tjetër .
“Si çdo demokrat, ky vendim lëndon, por para se të japim një vendim emocional duhet që secili nga ne , nisur nga Basha deri te anëtari më i thjeshtë, duhet të kemi parasysh interesin e demokratëve.
Kjo ishte e vetmja rrugë nga informacionet që unë kisha,ishte i vetmi opsion për situatën e krijuar. S’do donim kurrë të ishim në këtë situatë. Sot vendi ka një minues të demokracisë dhe ai është Edi Rama .
Dua të ndaj dhe një info, që drejtimi i gishtit te PD sikur e keqja është aty, por e keqja është Edi Rama .
Këtu nuk ka një betejë mes Bashës dhe Berishës, Basha ka marrë një vendim i diktuar nga rrethanat në të cilat ishte PD, dhe në atë vendim ka shprehur vlerësimin ndaj figurës së Berishës .
Zyrtarisht në prezencë të zyrtarëve amerikanë Basha e ka thënë mos dakordësinë për vendimin e SHBA, ka mbajtur qëndrim në emër të PD në mbrojtje të Berishës. Berisha është në dijeni të rreziqeve që i kanoseshin demokratëve në rast mos vendimi.
Unë jam dëshmitar i takimeve të Bashës me amerikanët , nuk jam i lejuar të nxjerr detaje , por konfirmoj se në rast se Basha s’do merrrte vendimin interesat e demokratëve do ishin cënuar në mënyrë të parikuperusehme”, tha Bardhi.
Top Channel