Gazmend Bardhi zbulon në Open: Ja pasojat që do kishim nëse nuk do largonim Berishën

16/09/2021 23:22

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tha në emisionin OPEN në Top Channel, se largimi i Sali Berishës nga PD ishte vendimi më i mirë për partinë.

Bardhi tha se të gjithë janë lënduar, por në vendimin për Berishën, u pa interesi i partisë.

“Dua të shpreh qëndrimin tim mbi këtë vendim. Çdo anëtar i PD është lënduar nga lëndimi. Lëndimi nisi kur SHBA shpalli “non grata” Sali Berishën, që është pjesa më e lavdishme e PD. Kjo vendimmarrje apo ky vendim, sigurisht që lëndon.

Secili prej nesh, duke nisur tek Basha deri tek anëtari i thjeshtë duhet të kenë primar interesin e PD. Kam bindjen e thellë se kjo ishte e vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj çështje. Kishte edhe rrugë të tjera, por vendimmarrja e Bashës, ishte e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar, situatë në të cilën nuk do të donim të ishim. Berisha ka 8 vjet në opozitë dhe vendi ka një “minues demokracie” që është Edi Rama.

Drejtimi i gishtit tek PD po tenton të tregojë se e keqja është tek PD, por në fakt e keqja është Edi Rama. Përpara interesit personal, duhet të vendosim interesin e PD”, tha Bardhi.

“Basha ka shprehur mosdakordësi në sy të zyrtarëve të lartë të SHBA për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Nëse Basha nuk do merrte këtë vendim, interesat e PD do ishin cënuar në mënyrë të parikuperueshme.”, shtoi Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA