
Gjatë një video-komunikimi me anëtarë të qeverisë, presidenti rus Vladimir Putin tha sot papritur se ka nisur vetëizolimin pas zbulimit të infektimeve me koronavirus në rrethin e tij të ngushtë. Ai shtoi se shpreson që vaksina Sputnik V ta mbrojë nga infeksioni.
Ndërkohë Kremlin tha se vetëizolimi është masë parandaluese pasi presidenti ka rezultuar negativ në testin e COVID-19.
Putin, i cili është i vaksinuar plotësisht me injeksionin rus Sputnik V, ka mbajtur të hënën disa takime zyrtare në ambjente të mbyllura.
Zyrtarët thanë se për momentin askush nuk është i rrezikuar.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se 68 vjeçari Putin, ka qenë në kontakt me dikë të prekur nga virusi.
Peskov nuk tha se kur Putin nisi vetë-izolimin dhe as sa kohë do të mbetet i tillë.
Top Channel