Putin në karantinë, frikë për presidentin rus: “Mund të jetë infektuar”!

14/09/2021 17:15

Presidenti rus Vladimir Putin do të hyjë në vetë-izolim pasi një pjesëtar i stafit të tij rezultoi pozitiv me koronavirus.

Më herët, shefi i Kremlinit ishte takuar me liderin sirian, Bashar al Assad e kishte marrë pjesë edhe në stërvitjen ushtarake me Bjellorusisë së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes dhe një gjeneral. Putin 68 vjec, do të udhëtonte këtë javë drejt Taxhikistanit për takimet e sigurisë në lidhje me Afganistanin fqinj.

Zyrtarët rusë thanë se presidenti ka telefonuar homologun e tij në Taxhikistan, Emomali Rakhmon për t`i shpjeguar pse nuk mund të udhëtonte dhe do ta zhvillonte takimin përmes një lidhje video. “Për shkak të rasteve në rrethin e tij të ngushtë, Putini duhet të respektojë për ca kohë një regjim karantine”, thuhet në deklaratën e Kremlimit.

Kreu i shtetit rus e mori në muajin mars dozën e parë të vaksinës vendase, Sputnik, por imunizimi i tij asokohe u bë me dyer të mbyllura.

Top Channel