Emocione të forta në ekranin e Supersport, pasi të gjithë të apasionuarit e Bundesligës gjermane do të mund të shijojnë live dy supersfida të vërteta si Bayer Leverkusen-Borussia Dortmund dhe Leipzig-Bayern Munich.

Në orën 15:30 në “Bay Arena”, vendasit do të presin verdhezinjtë nga Dortmundi, në një përballje mes dy prej skuadrave që luajnë një futboll spektakolar dhe për më tepër, këtë sezon shihen si ekipet që mund t’i prishin punë Bayernit të rrugën drejt titullit të 10 kampion radhazi.

Ndërkohë vetë bavarezët do të udhëtojnë drejt Leipzigut, në një sfidë të veçantë për veçanërisht tre prej tyre si trajneri Julian Nagelsmann, mbrojtësi Dayot Upamecano dhe mesfushori Marsel Sabitzer do të përballen menjëherë me skuadrën të cilën përfaqësuan sezonin e kaluar.

Leipzig provoi deri në fund të duelojë me Bayernin e Mynihut për titullin kampion sezonin e kaluar, por nuk ia doli, ndërsa këtë sezon “demat’ duken larg formës së një viti më parë, pasi kanë humbur disa prej titullarëve më të rëndësishëm.

Të dy skuadrat do të përballen në “Red Bull Arena”, në orën 18:30 dhe veçanërisht për vendasit do të ketë një rëndësi mjaft të veçantë, pasi një tjetër disfatë do të komplikonte rrugëtimin pa nisur ende mirë sezoni.

Nuk do të mungojnë në Supersport as emocionet e kampionatit francez, me Paris Saint Germain që do të presë Clermontin në “Parc des Princes”, ndërsa tifozët kryeqytetas do të duhet të presin ende për të parë Lionel Messin në fushë, pasi argjentinasi është kthyer vetëm mbrëmë nga grumbullimi me përfaqësuesen dhe nuk është grumbulluar nga trajneri Pochettino.

Në mbrëmje vëmendja do të jetë në stadiumin “Louis II” të Monacos, ku vendasit do të presin Marseillen në një tjetër sfidë interesante, që vitet e fundit ka prodhuar spektakël e emocione të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA