Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 577 raste të tjera me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 182.450.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga COVID-19 po ashtu është rritur në 6.214, pasi 30 viktima u regjistruan brenda 24 orëve të fundit.
Vendi po ashtu regjistroi 1.010 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në 163.070 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.166.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.211.959 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 5.362 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Top Channel