23/11 20:33
Mbrojtësi i Manchester City-t, Benjamin Mendy mbetet sërish në burg. I akuzuar për përdhunim nga tre vajza të ndryshme, futbollisti francez u arrestua në fund të muajit gusht, ndërsa sot doli para një gjykate në Chester.
Procesi gjyqësor për futbollistin është caktuar për më 24 janar, ndërsa vlen të theksohet se Mendy do të mbetet në burg të paktën deri më 15 nëntor, kur do të mbahet edhe seanca e radhës dëgjimore.
Ndërkohë klubi i Manchester City-t është distancuar menjëherë nga ngjarja dhe ka pezulluar futbollistin pa afat. Ngjarja e fundit e përdhunimit, për të cilin akuzohet Mendy, dyshohet se ka ndodhur në gusht të këtij viti dhe me një vajzë më të vogël se 18 vjeç./ SS
Top Channel